Lajme

Labi dhuron 2000 mijë euro për të voglën nga Kosova që po vuan nga tumori

Dhe, Labinot Tahiri së fundmi ka bërë një postim në Instagram, me anë të të cilit tregon se ka dhuruar 2000 euro për shërimin e Aleas, e cila vuan nga Teratoma sakrokociksiale (Teratoma Sacrococcygeal) – lloj i rrallë i tumorit që paraqitet te njeriu.

Alea ka lindur me tumor, teksa është operuar dy herë në Kosovë e tetë herë kishte marrë kimioterapi, por që më pas u kërkua që të vazhdoj trajtimin në Turqi.

“Edhe për Alean 2000 euro. I dashur qytetar, ashtu si dua të qeshi unë, ju fëmija juaj e tanët, duam që të buzëqeshin prindërit e kësaj engjëllushe. Prandaj ne sot ia ndajmë 2000 euro e vazhdoni të gjithë ta ndihmojmë. Nese ka nevojë brenda orës ia mbledhim edhe vetë, por meqenëse familja ka marrë aksion ne i ndihmojmë shpresojmë se edhe ky është një sevap, e solidarizim që kemi bërë së bashku që 15 vite vazhdimisht”, ka shkruar Labi në postimin e tij në Instagram.

Rikujtojmë se, Labi ka dhuruar një donacion 10 mijë euro grave të Krushës së Madhe.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë