Lajme

Ky vend në Evropë e bën të detyrueshme pasaportën e vaksinimit për mësimdhënësit

Qeveria italiane ka miratuar të premten kërkesën që të gjithë mësimdhënësit të ofrojnë dëshmi për vaksinim kundër COVID-19 para hyrjes në klasa.

E ashtuquajtura pasaportë e gjelbër tanimë është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët nëpër trena, në sistemet e transportit publik, aeroplanë, si dhe nëpër dyqane.

Kjo pasaportë ofron dëshmi nëse një person është vaksinuar apo është negativ në testin për koronavirus.

Me qëllim të rritjes së shkallës së vaksinimit për luftimin e variantit Delta të koronavirusit, Qeveria në Romë ka bërë të ditur se pasaportat do të kërkohen nëpër ambiente të brendshme të restoranteve, si dhe për një sërë aktivitetesh të tjera.

Me gjithë protestat e mëhershme dhe pakënaqësitë lidhur me çështjen, Qeveria ka zgjeruar kërkesën për pajisje me këtë Pasaportë edhe mes mësuesve, studentëve universitarë dhe udhëtarëve në distanca të gjata, duke nisur nga 1 shtatori.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën