Sport

Ky pritet të jetë trajneri i ri i portierëve tek klubi i Ballkanit

FC Ballkani ka menduar menjëherë për trajnerin e ri të portierëve në skuadrën e tyre.

Klubi i Ballkanit dje ka ndarë rrugët me trajnerin e portierëve, Fuat Furra.

Burime jo zyrtare të “Blic” mësojnë se Labinot Qosa mund të jetë trajneri i ri i portierëve tek skuadra e Ballkanit.

Qosa ka një karrierë të bujshme dhe njeh mirë profesionin – ku edhe mund t’i ndihmojë shumë klubit të Arsim Kabashit.

Ai gjatë kohës së tij si portier profesionist ka qenë pjesë e Besianës, Llapit, KEK’ut, Prishtinës.

Si trajner i portierëve ai ka qenë pjesë e Hajvalisë, Llapit e Flamurtarit.

Vlen të theksohet se FC Ballkani gjithashtu ka transferuar edhe një portier në këtë afat kalimtar.

Kenan Haxhihamza pas largimit nga Gjilani – ka arritur marrëveshje me klubin nga Suhareka.

Postime të ngjajshme
Sport

Rikthehet Europa League, sot zhvillohen katër ndeshje interesante

Sport

Flasin statistikat: Amir Rrahmani më i miri në Serie A

Sport

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë