Sport

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës për ndeshjen me Suedinë sipas analistit të njohur kosovar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës po qëndron ne Doha te Katarit, ku te dielën do te zhvillojë miqësoren kundër Suedisë me fillim nga ora 15:45 [sipas kohës tonë lokale].

Miqësore kjo e rëndësishmesh për faktin se do të jetë një test i mirë për ndeshjet e muajit mars, shkruan Reporteri.net.

Për të ditur më shumë rreth kësaj sfide, se a ka bërë zgjedhjen e duhur Challandes që të ftoj lojtarë nga Superliga, Reporteri ka kontaktuar me analistin e njohur te futbollit ne vend Genc Seremaxhaj, i cili tha se kjo ndeshje është e rëndësishme për te dyja kombëtaret, e sidomos për atë të Kosovës, pasi tekniku zviceran dëshiron t’i testojë edhe lojtarët e Superligës.

“Ndeshja do jetë në interes të të dyja ekipeve përfaqësuese, ngase që të dyja futen në ndeshje për të testuar lojtarë të rinj dhe futbollistë që kanë edhe nga kampionati tyre.

“Po ashtu të dyja Kombëtaret nuk janë aq sa duhet të komponuar, mund të jetë interesante të shohim se si do të veprojnë në fushën e lojës”, tha fillimisht Sermaxhaj.

Ai vazhdoi tutje, ku tha se Kosova ka ekip më teknik por jo edhe më të fortë se atë të Suedisë.

“Në përgjithësi Kosova ka ekip me teknik, ndërsa Suedia më të fortë e me të mirë në detyrat taktike.

“Mendoj se Challandes do të fus në lojë edhe lojtarët e Superliges së Kosovës dhe pse formacioni mund të duket i përgjysmuar me lojtarë të Superligës dhe lojtarëve që luajnë në ligat tjera në Evropë”, tha ai.

I pyetur sa do të jetë ky një shans i mirë që lojtarët e Superligës ta dëshmojnë veten dhe të lënë një derë hapur edhe për ndeshje më të rëndësime, Sermaxhaj jep një përgjigje interesante.

“Padyshim që këta futbollistë që janë ftuar, duhet ta dëshmojnë vetën e tyre dhe ta bindin selektorin që t’i ftojë ndonjërin në ndeshjet tjera të rëndësishme. Unë jam shumë skeptik se mund të ndodhë një gjë e tillë, pa dashtë me ua mohu cilësitë lojtarëve vendor, por kërkesat për lojë bashkëkohore janë shumë më të mëdha dhe lojtarët tanë nuk e kanë përgatitjen e përgjithshme të përballen me kundërshtarë të tillë”, u shpreh tekniku i grupmoshave të reja.

“Gjithsesi rastin e kanë ta tregojnë veten nëse iu jepet mundësia të luajnë e mos të dalin pastaj me deklarata se nuk po ftohen në përfaqësuese.

“Mendoj se është dashtë të ftohen 11 lojtarët më të mirë që u zgjedhën për vitin 2019. Ata e kanë merituar, por për çudi jashtë kësaj liste kanë mbetur disa. Gjithsesi mirë që janë të ftuar edhe këta të tjerët”, përfundoi ai.

Ndërkaq, Sermaxhaj dha edhe një ide se si do të duket formacioni i Kosovës ditën e nesërme.

Formacioni startues i mundshëm sipas Genc Sermaxhaj:

Portieri: Visar Bekaj

Mbrojtësit: Armend Thaçi/ Lapidar Lladrovci/ Fidan Aliti/ Lirim Kastrati

Mesfushorë: Herolind Shala/ Anel Rashkaj/ Florian Loshaj/

Sulmues: Elbasan Rashanaj/ Blend Baftiu/ Ylldren Ibrahimi

Ndryshe, trajneri i Suedisë e vlerëson lartë Kombëtare e Kosovës, ku thotë se “Dardanët” kanë lojtarë me aftësi të mira individuale, dhe mund t’i sjellin Suedisë probleme në fushë.

 

“Shpresojmë në një ndeshje të mirë mes dy skuadrave të reja. Kosova ka lojtarë me aftësi të mira individuale. Ne e dimë që ata janë të mirë në mbajtjen e topit dhe ne duhet të kemi një performancë të mirë për të dalur me një rezultat pozitiv”, ka thënë Andersson për Reporterin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv