
Sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku dhe atij të Milanit, Zlatan Ibrahimovic mund të marrin dënim edukativ si qëllim për ta promovuar fer play.
La Repubblica raporton që dy ish lojtarët e Manchester United, të cilët patë një përleshje verbale në pjesën e parë në ndeshjen Inter-Milan në Kupën e Italisë, pritet të mësojnë datën se kur do të paraqiten para prokurorisë federale.
Raporti thotë se besohet që dënimi i tyre do të jetë një “ujdi mes palëve” pra me një dënim edukativ që ka për qëllim promovimin e fer playit.
Komisioni i Disiplinës tashmë ka suspenduar si Zlatanin ashtu edhe Lukaku për një ndeshje në Kupa Italia, e cila gjë bëri që belgu mos të paraqitet në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Juventusit.