Sport

Ky mund të jetë formacioni i Kosovës kundër Moldavisë

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e fundit për këtë vit dhe njëkohësisht të fundit për këtë edicion të Grupit C në Ligën e Kombeve.

Dardanët ballafaqohen me Moldavinë në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45.

Kosova ndodhet në vendin e tretë në grup me dy pikë, ndërsa Moldavia e fundit ka vetëm një pikë.

Skuadra mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes, ku atmosfera është mjaft e mirë, derisa dëshira për ta mbyllur këtë vit me fitore dhe për t’i dhënë fund serisë pa fitore është e madhe tek secili futbollist. Ata punuan me përkushtim, por pa ngarkesë të madhe fizike.

Para stërvitjes në konferencën për media u paraqitën ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe mesfushori Herolind Shala, i cili nuk luajti në ndeshjen e kaluar.

Sahiti theksoi se ky vit ka qenë i vështirë në të gjitha aspektet, por theksoi se Kombëtarja ka fituar përvojë, e cila do t’i ndihmojë për kualifikimet e Botërorit 2022.

Ai u shpreh i kënaqur me lojën e treguar ndaj Sllovenisë, teksa theksoi se loja e treguar atje e ka ngritur moralin edhe tek lojtarët dhe tani synohet fitorja ndaj Moldavisë.

Ndërkohë, Herolind Shala ka shprehur besimin se në ndeshjen e nesërme do të arrijnë t’i gëzohen fitores dhe do t’ia dalin që ta sigurojnë mbetjen në Ligën C të Ligës së Kombeve, por theksoi se duhet pasur kujdes dhe nuk duhet nënçmuar aspak kundërshtari.

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimoviq zgjedhet “Futbollisti i Vitit” në Suedi

Sport

Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

Sport

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport

Nisë fushata #mezaniout, fansat pushtojnë faqen e Gjilanit me dhjetëra komente