Sport

Ky ishte super goli i shënuar nga Lionel Messi, që vulosi fitoren bindëse ndaj Ekuadorit në çerekfinale

Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, shkruan Zeri.info.

Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit shënuan fitore të pastër 3-0 ndaj Ekuadorit në çerekfinale, me ndeshjen që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Lionel Messi shkëlqeu në këtë ndeshje, duke asistuar te dy golat e parë të shënuar nga Rodrigo De Paul dhe Lautaro Martinez.

Pastaj, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” vulosi fitoren e argjentinasve, me një gol tejet të bukur të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Ndryshe, Argjentina në gjysmëfinale do të takohet me Kolumbinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina