Sport

Ky ishte super goli i shënuar nga Arbër Hoxha që ia siguroi fitoren Kosovës ndaj Gambisë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me fitore fazën e ndeshjeve miqësore për muajin qershor, shkruan Zeri.info.

Të përzgjedhurit e Bernard Challandes kanë fituar në miqësore e sontme ndaj Gambisë.

Ndeshja e zhvilluar në “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi” ka përfunduar me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Arbër Hoxha në minutën e 80-të.

22-vjeçari realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur, pas një deportimi nga krahu i majtë.

Ndryshe, nga katër ndeshje miqësore të zhvilluara në qershor, Kosova ka regjistruar tri fitore dhe një humbje.

”Dardanët” kanë mposhtur San Marinon, Maltën dhe Gambinë, teksa kanë pësuar humbje nga Guinea.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89