Lajme

Ky ish-deputet është kandidati zyrtar për kryetar të Suharekës nga LDK

Kandidati për kryetar të Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të jetë Ardian Shala, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin për Metron e ka konfirmuar, Selman Kolgeci, anëtarë i kryesisë së LDK’së në Suharekë.

“Sot në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë është votuar unanimisht që z.Ardian Shala të jetë kandidat për kryetarë të komunës së Suharekës”, ka thënë Kolgeci për Metron.

Ardian Shala është nga fshati Mushtisht dhe me profesion është mjek specialist-kardiolog.

 

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

Në tri palë zgjedhje parlamentare, Ardian Shala ka pasur mbi 70% të votave të përgjithshme të LDK’së në Suharekë.

Shala tani është zgjedhur anëtarë i kryesisë së LDK’së, nga kryetari i ri i partisë Lumir Abdixhiku.

Postime të ngjajshme
Lajme

Shqiptarja 20-vjeçare në Gjermani e zhdukur qe pesë ditë, familjarët: Babai i saj me kancer nuk do mund t’i mbijetojë këtij lajmi

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’