Sport

Ky futbollist i Barcelonës pritet ta mbajë numrin 10 në fanellë

Manaj mori paraditen e sotme, një nga lajmet më të rëndësishme në karrierën e tij, teksa u regjistrua nga La Liga, me ekipin e parë të Barcelonës.

Sulmuesi lushnjar, do të jetë në dispozicion të trajnerit Kuman, për ndeshjen e parë të kampionatit që do të zhvillohet ditën e diel.

Teksa shumica e lojtarëve kanë zgjedhur numrat që do të mbajnë mbi shpinë sezonin e ardhshëm, me sulmuesin shqiptar nuk ka ndodhur e njëjtat gjë. Pritet me mjaft kuriozitet të mësohet se cilin numër do të mbajë mbi shpinë Manaj, në ndeshjen ndaj Sociedadit.

Interesant është fakti se momentalisht te Barcelona janë të lira vetëm 10-ta e Lionel Mesit, dhe numri 25 që mbahet nga portierët.

Do të ishte ngjarje historike, në qoftë se Manaj, do të vishte numrin 10 mbi shpinë në sfidën ndaj Sociedadit.

Vlen të theksohet fakti se me ekipin e parë është kush që futbollistët duhet të mbajnë mbi shpinë numrat nga 1 deri në 25. Në orët në vazhdim pritet të mësohet se cili do të jetë numri i Manajt.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar