Sport

Ky është ylli i paprekshëm i Juventusit

Wojciech Szczesny do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit.

Sipas lajmeve që vijnë nga Italia, largimi i Donnarummas nga Milani ka alarmuar Juventusin, që dëshiron transferimin e tij me parametër zero.

Por, sipas “Corriere della Sera”, në takimin ndërmjet Massimiliano Allegrit dhe drejtueseve “Bianconerë” është diskutuar e ardhmja e Szczesnyt.

Sipas artikullit, Allegri e konsideron portierin polak si një nga më të mirët në Evropë dhe nuk ka qëllim që të marrë Donnarumman në vend të tij.

Tentativa për sjelljen e Donnarummas ishte kryesisht e iniciuar nga Fabio Paratici, i cili nuk është më në pozitën e Drejtorit sportiv tek Juventus.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89