Sport

Ky është vendimi i FFK-s për kryetarin e Ballkanit

Komisioni disiplinor ka ‘shpërndarë’ dënime në vendimet e mbledhjes së fundit.

Kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi janë dënuar me nga 500 euro, shkruan Gazeta Olle.

Edhe Arsim Islami, zyrtar i Trepçës ’89 u dënua me dy ndeshje zyrtare për shkak të ofendimit me tone të larta të gjyqtarit në ndeshjen Drenica – Trepça ’89.

Edhe pse ishte i akuzuar për një situatë të ngashme, shpëtoi pa u dënuar kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi.

Ai pas ndeshjes Ballkani – Prishtina kishte ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarët e ndeshjes, mirëpo iu shqiptua vetëm vërejtja e fundit.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

Kryetari KF Ballkani, Arsim Kabashi me numer ID 009626M85. Pas perfundimit të ndeshjes në mes të KF Ballkani – FC Prishtina e zhvilluar me date:04.04.2021, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon referet e ndeshjes. Bazuar ne nenin 52 paragrafi 1 pika a i Rregullores Disiplinore.
I shqiptohet masa disiplinore vërejtje e fundit.

Postime të ngjajshme
Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës