Sport

Ky është transferimi më i ri i Gjilanit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ylli Shameti është lojtari më i ri i Gjilanit, shkruan BlicMedia.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Gjilanit në rrjetet sociale.

ZYRTARE: Ylli Shameti futbollist i Gjilanit

Gjilan, 16 Gusht 2019-Pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve, skuadra e Gjilanit ka arritur të siguroj shërbimet e mbrojtësit me përvoj Ylli Shameti.

Në zyret e Sport Club Gjilani, sot futbollisti nga Gjirokastra ka hedhur firmën e bashkëpunimit një vjeçar, e cila do ta veshë mbrojtësin me ngjyrat kuq e bardhë, për edicionin 2019/20 garues në Ipko Superligë.

Ylli Shameti, në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati Shqipëtar, më saktësisht nga skuadra verilindore e Kukësit, ku kishte qëndruar për 6 sezone, me të cilët kishte arritur të shpallej një herë kampion,duke fituar dy kupa dhe një superkupë të Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tijë futbollisti i lartëpërmendur përpos Kukësit, kishte mbrojtur ngjyrat edhe të shumë skuadrave të tjera në Shqipëri, sikurse ajo e vendlindjes së tijë Luftëtari, Besa e Kavajës e skuadrave të tjera nga “Superiorja”.

Gjirokastriti, fitues i katër trofeve me Kukësin, përvoj ka edhe në arenën ndërkombëtare, me ç’rast ai kishte bërë më shumë se 15 paraqitje në garat e Uefa-s, me skuadrën kuksiane.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv