Lajme

Ky është reagimi i Vlora Çitakut për shkarkimin e Vlora Hysenit

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti për shkarkimin e Vlora Hysenit nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Çitaku në ‘Facebook’, ka thënë se ky rast është skandal dhe papërgjegjësi.Sipas saj, Vlora Hyseni ka merituar të trajtohet me respekt dhe mirënjohje.

Postimi i plotë:

Më e pakta që mund të them për këtë rast është: skandal, paranojë, papërgjegjësi!
Të shkarkohet nga detyra një profesioniste e cila i ka shërbyer Agjencionit të Kosovës për Intelegjencë që nga themelimi, një profesioniste e cila ka zgjedhur të jetojë në anonimitet të plotë për t’i shërbyer atdheut, kjo është e rrezikshme.

Vlora Hysenin nuk po e njohim, dhe për shkak të rolit të saj, nuk do të duhej të ja njihnim punën. Por ne e njohim punën e AKI-së.

AKI ka marrë lavdata të vazhdueshme për punën e saj, dhe nga aleatët tanë trajtohet si partner i besueshmëm. Ky sukeses është edhe i zonjës Hyseni.

Vlora Hyseni ka merituar të trajtohet me respekt dhe mirënjohje.

Në vend të falenderimit, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e shkarkojnë pa asnjë arsye.

Një gjë duhet kuptuar, kompetenca është shkalla më e lartë e besnikërisë.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet