LajmeShow Bizz

Ky është pronari i birrës Korça, i cili ftoi Goran Bregoviç në Shqipëri

Irfan Hysenbelliu është pronari i birrës Korça, është personi i cili ftoi në festivalin “Festa e Birrës”, këngëtarin boshnjak, Goran Bregovic.

Hysenbelliu është poashtu pronar edhe i hotelit “Prestige” në Durrës, hotel ky që frekuentohet nga shumë kosovarë. Nënpronësi Hysenbelliu ka edhe televizionin “Ora News”.

Pjesëmarrja e Bregovicit në këtë koncert shqiptar, ka ngjallur reagime të shumta të emrave të njohur të estradës shqiptare por edhe figurave të tjera. Madje, nuk kanë munguar edhe thirrje për bojkotim të birrës Korça.

Goran Bregovic ani pse është boshnjak i lindur nga një baba kroat dhe një nënë serbe, në identitetin e tij etnik shprehet serb dhe mendohet se me muzikën e tij ka frymëzuar krimet serbe të kryera në Kosovë.

Ky i fundit nuk është hera e parë që ftohet për të qenë në Shqipëri, pasi i njëjti është dekoruar me Çelësin e Tiranës në vitin 2006 nga kryetari i asaj kohe, kryeministri i tanishëm Edi Rama.

Ndërkohë, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova u shpreh se gjithçka është e mbyllur dhe Goran Bregoviq do të performojë në Festën së Birrës në Korçë, festë kjo që do të mbahet për katër ditë nga 18 deri më 22 gusht. /gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19