Sport

Ky është presidenti i klubit kosovar që ofron banesa si kontrata për futbollistët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në futbollin kosovar klubet në përgjithësi përdorin një taktikë interesante për t’i transferuar futbollistët, veçanërisht ata që vlerësohen si futbollistët më të mirë, të cilët fillimisht kërkojnë një shumë të majme të parave në dorë plus rrogë mujore.

Kryetari i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi i ka ofruar një marrëveshje interesante futbollistëve për t’i bindur që ta veshin fanellën e skuadrës nga Suhareka.

Siç raporton sot “Indeksonline” përmes burimeve të saj ka mësuar se dy futbollistë të FC Ballkanit kanë pranuar që në vend të parave kesh për transferim të marrin banesë në rrethinë të Prishtinës.

Përveç banesës futbollistët paguhen edhe me rrogë, derisa kontrata është dy vjeçare.

Ndryshe, presidenti i Ballkanit Arsim Kabashi është menaxher i një kompanie të njohur ndërtimi në vend.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv