Lajme

Ky është personi që vdiq sonte në aksident në Arllat të Drenasit

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që u shkaktua mes katër veturave sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është Meriton Zeka, rreth 30-vjeç nga fshati Nekoc i Drenasit.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se trupi i pajetë i tij është larguar nga vetura nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, gati tri orë pas aksidentit.

Po ashtu, dyshohet se njëri nga gjashtë personat e tjerë të lënduar në këtë aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore./Gazeta Sinjali/

Postime të ngjajshme
Lajme

Vrasja e 15 vjeçarit në Prizren, organizohen protesta

Lajme

Endrit Thaçi krenar me të atin: Burrështetas si ti shumë rrallë lindin

Lajme

AKR-ja ndryshon renditjen në listën e LDK-së

Lajme

Gjendet i vdekur 46-vjeçari i zhdukur nga Vitia