Sport

Ky është përforcimi i radhës te Llapi

Festim Alidema është përforcimi i radhës i Llapit në afatin kalimtar të verës.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit llapjan, shkruan Demokracia.com.

Alidema iu bashkua “bardhekaltërve” pasi mbylli kontratën e tij me Dritën e Gjilanit.

Llapi njofton se pas bisedimeve me presidentin e klubit, Beqir Batatinën u arrit akordi për rikthimin e Alidemës në “Zahir Pajaziti”.

“Festim Alidema rikthehet tek Llapi. Mirësevjen sërish në mesin tonë Festim. Festim Alidema rikthehet në Llap, në klubin në të cilin zhvilloi pjesën më të mirë dhe më të sukseshme si futbollist”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e lëshuar.

Alidema ishte pjesë e skuadrës kroate, Slaven Belupo, mirëpo ka zgjedhur sërish Kosovën për ta vazhduar karrierën.

Vllaznia e Pozheranit ishte skuadra e parë ku Alidemi mori hapat e parë.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar