Lajme

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Në fundjavë do të jetë moti me diell dhe i ngrohtë.

Në ditët e fundjavës parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell, shkruan Reporteri.net

Nga dita e hënë pritet shtim i vransirave me mundësi edhe për reshje lokale shiu, e mbetet mot më i ngrohtë. Prej së martës mot i paqëndrueshëm, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat pësojnë rënie.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme ditën e shtunë, e të dielën dhe të hënën, herë herë mund të kaloj edhe në vlera mesatare, e shkurtimisht edhe në të dobëta.

25.09 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

26.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

27.09 – Mbetet shumë ngrohtë, e vransirat gjatë ditës do të shtohen. Më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

28.09 – Vransira të ndryshueshme, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

29.09 – Më freskët e kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale shënojnë rritje nga 7C deri në 15C ditën e martë, e ato maksimale pas shënojnë rritje deri në 27C e 28C, të dielen e të hënën, deri të mërkurën zbresin në 20C.

Gjatë fundjavës do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e nga dita e martë era ndryshon drejtimin në verilindje dhe fryn edhe mesatare 4-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e të hënën me tendencë të rënies.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë