Lajme

Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 8 nëntori deri më 12 nëntor temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Njoftimi i plotë:

(08 – 12 nëntor 2021)

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Related posts
Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *