Lajme

Ky është paralajmërimi i infektologut kosovar

Tubimet e shumta që kanë ndodhur gjatë fushatës duke mos respektuar masat anti-covid shihen si rrezik për rritje të rasteve të Covid-19 në vendin tonë nga njohësit e kësaj fushe. Apelohet që qytetarët të vaksinohen për tu mbrojtur nga ky virus. Ndërkohë sot, katër persona kanë rezultuar pozitiv me koronavorus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tetë pacientë. Numri aktual i rasteve aktive është 424.

Pas raportimeve për shpërthimin e koronavirusit nëpër vende të ndryshme të botës. Një gjë e tillë mund të ndodh edhe në vendin tonë. Kështu thonë njohësit e kësaj fushe.

“Delta por edhe Delta + Covid-19 pasi veç është në vendin tonë e pranishëm mund të reflektojë në kuptimin e rritjes së infeksioneve në nivel të vendit prapë falë edhe masave të cilat fare ose shumë pak nuk ishin respektuar. Është e çuditshme se si IKSHPK nuk reagon ndaj këtyre masave të cilat nuk respektohen”, thotë për RTK-në infektologu Hamdi Ramadani.

Sipas infektologut Ramadani përqindja e vaksinimit në vendin tonë nuk është e kënaqshme dhe për këtë duhet të respektohen masat prandaj qytetarët duhet tu drejtohen qendrave të vaksinimit sepse kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga Covid-19.

Ramadani thotë se edhe numri i testimeve duhet të jetë më i madh se tani.

Related posts
Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *