Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se janë regjistruar 124 raste të reja me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nga 974 mostra të marra, 124 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Zemaj po ashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

I pari i shëndetësisë, ka bërë të ditur se është shqetësues se në Prishtinë brenda 24 orëve janë regjistruar 72 raste të reja.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.

Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.

Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.

Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!

Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit