Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

33 persona janë infektuar me koronavirus brenda ditës në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi, shkruan lajmi.net.

Sipas Zemajt, gjatë 24 orëve janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus, përderisa janë shëruar 46 pacientë.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Takimi me regjisorin e mirënjohur, mikun tim Saimir Kumbaron, është çdo herë i mirëseardhur.

Vlerësimi për punën tonë kundër virusit, nga mjeshtri i filmit, ka vlerën dhe peshën e vetë, aq më shumë kur diskutojmë për grimcat e padukshme nga syri, por për disa muaj e ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve në çdo shtet.

U dakorduam se situatën epidemiologjike do ta kalojmë më lehtë kur jemi bashkë!

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!. /

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Këngëtarja Vera Oruçaj pritet në takim nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

Lajme

Çka ndodhi në Kosovë? Për pak ditë u trefishuan rastet me Covid-19