Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi:

09 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës.

Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.719 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466

Në total numri i rasteve aktive është 447.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën

Related posts
Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *