Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që prej dje janë regjistruar katër raste të vdekjes dhe 56 raste të reja me COVID-19, raporton Express.

Sipas njoftimit të MSh’së, në 24 orët e fundit janë testuar rreth 3 mijë e 200 mostra.

“Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881. Në total numri i rasteve aktive është 2.330”, ka njoftuar Ministria.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2102828386541404

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati