Lajme

Ky është moti i cili ju pret gjatë kësaj jave

Java e katërt e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.

Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë celsius.

Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia