Lajme

Ky është kosovari i cili humbi jetën në plazhin e Velipojës

Një person është mbytur para pak minutave në bregdetin e plazhit të Velipojës.

Sipas, mediave të Shqipërisë, viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Ferizaj, shkruan Reporteri.net.

Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.

Kujtojmë se dy javë më parë, një kosovar tjetër ka vdekur po ashtu në plazhin e Velipojës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti tregon nëse do shkarkohet kryediplomatja Donika Gërvalla

Lajme

Ky është kosovari që humbi jeten në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Zjarr në Suharekë: Kryetari kërkon ndihmë

Lajme

Zjarr i madh në fshatin Studençan të Suharekës