
Valon Berisha pritet të largohet gjatë janarit nga Lazio.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës u transferua me shumë bujë te klubi nga kryeqyteti, por që nuk arriti të lë gjurmë.
Lazio tani dëshiron ta largojë nga skuadra me Genoan që është e interesuar për shërbimet e tij dhe është favorite për të nënshkruar me yllin e ‘Dardanëve’.
Por, përveç Genoas është edhe një tjetër klub italian që dëshiron Berishën, SPAL-i. Në rast se do të transferohej te SPAL do të bëhej shokë skuadrë me Etrit Berishën.