Lajme

Ky është kandidati për deputet i AAK-së që mbeti i lënduar nga aksidenti në Deçan

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Në këtë aksident mbeti i lënduar edhe ish-deputeti, njëherësh kandidati për deputet nga AAK-ja, Arbër Tolaj.

Tolaj është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i lënduar rëndë ka mbetur vetëm një person, por që edhe ai është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmi për Gazetën Express është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:10 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave. Me që rast lëndime kanë pësuar 8 persona, prej tyre 3 janë lënduar më rëndë. Të gjithë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor. Vendit të ngjarjes i janë paraqitur njësiti hetimor për aksidente”, tha Gashi.

Postime të ngjajshme
Lajme

LDK-ja përmbys rezultatin e votave me kusht

Lajme

Letra e nëntë vjeçarit nga Kosova drejtuar Joe Bidenit

Lajme

Ministria e Shëndetësisë tregon se si kanë dështuar t’i sigurojnë vaksinat anti-COVID

Lajme

Detaje të reja nga grabitja në KEDS: Personat e maskuar nën kërcënimin e armëve vodhën një shumë të madhe parash