Sport

Ky ështè i vetmi kandidat për ta zëvendësuar Kloppin në Liverpool

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Steven Gerrard është kandidat kryesor dhe i vetëm për ta zëvendësuar Jurgen Kloppin në pozitën e trajnerit të Liverpoolit, sipas ish-portierit Jerzy Dudek.

Trajneri aktual i Liverpoolit së fundi bëri të ditur se atij mund t’i duhet një pushim kur t’i përfundojë kontrata me klubin anglez, në vitin 2022.

Pasi që e kishte parë ish-bashkëlojtarin e tij t’i futet menjëherë karrierës si trajner me Rangers, Dudek deklaroi se Gerrard mund të jetë kandidati më i mirë për ta zëvendësuar Kloppin në “Anfield”.

“Kur unë isha në Liverpool së fundi, askush nuk e mbajti sekret faktin që Steven Gerrard është kandidati i vetëm dhe kryesor për ta zëvendësuar gjermanin kur t’i përfundojë karriera në Anfield”, shkroi Dudek në kolumnën e tij në Przeglad Sportowy.

“Të gjithë e dinë se herët apo vonë, kapiteni i mrekullueshëm do të kthehet”.

“Unë u habita që Steven shkoi të punojë si trajner kaq shpejt. Shuma prej bashkëlojtarëve të mi ose futbollistët e tjera të botës patën nevojë për pak kohë para se të ktheheshin eventualisht në futboll”.

Pasi u pensionua si futbollist në fund të vitit 2016, me LA Galaxy, Gerrardi u emërua si trajner i të rinjve në Liverpoolin vitin vijues.

Pastaj, në qershor të vitit 2018, ish-mesfushori anglez i Liverpool u emërua trajner i Rangers, ku e shijoi një sezon të suksesshëm debutues, duke u shpallur nënkampion në Premiershipin skocez.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv