Lajme

Ky është i riu që vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit të ndodhur në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Klinë.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një i ri nga fshati Caravik në Klinë.

I riu që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti është Endrit Dakaj, transmeton lajmi.net.

Për vdekjen e Dakajt ka shkruar edhe i pari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Elezaj ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e Endrit Dakajt.

“Shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Caraviku i Klinës, Endrit Dakaj, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në komunikacion, të ndodhur mbrëmë në fshatin Grabanicë.Familjes Dakaj, miqve e shokëve të Endritit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”, shkroi ai.

Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se përpos viktimës në këtë rast janë lënduar edhe tri femra.

“Fsh.Grabanicë, Klinë, 19.04.2021-21:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos ju përshtat kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka godit një veturë po ashtu me targa vendore që e drejtonte një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit në vendngjarje vdes i dyshuari ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tri femra kosovare. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse dhe prokurori”./Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”