Lajme

Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin në Klinë

Nga aksidenti i trafikut që ndodhi mbrëmë në hyrje të qytetit të Klinës, humbi jetën Armend Rexhepi nga Drenoci i kësaj komune.

Lajmi e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

“Mbrëmja e së hënës komunës së Klinës i solli pikëllim të madh. Në aksidentin që ndodhi në Klinë, humbi jetën i riu nga Drenoci i Klinës, Armend Rexhepi. Familjes Rexhepi, miqve dhe shokëve të Armendit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Armendi u prehtë në paqe!Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”

Policia e Kosovës sot ka dhënë më shumë detaje për këtë aksident.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në këtë aksident 9 persona janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, kurse njëri prej tyre është transferuar për QKUK. //frontonline.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Publikohet rezultati i votave me kusht në Gjilan

Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog: Kaq vota morën kandidatët

Lajme

Kaq vota me kusht morën kandidatët në Gjakovë

Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme