Sport

“Ky është gabimi që Vedat Muriqi po bën në ndeshjet e Kosovës”

Ish-sulmuesi i Crystal Palace dhe Fulhamit, Shefki Kuqi ka komentuar lojën e Vedat Muriqit.

I ftuar në “Sporti në Klan Kosova”, Shefki Kuqi ka folur rreth yllit të Kosovës, Vedat Muriqit duke e kritikuar për lojën altruiste që ai po bën.

“Për mendimin tim, Muriqi 80% të pjesës së parë e ka kaluar në fushën tonë (në takimin ndaj Sllovenisë). Ai po vjen shumë mbrapa duke tentuar të kyqet në lojë”.

“Kjo është problem pasi ne i kemi anësorët e shpejtë, por nëse vazhdimisht Muriqi vjen mbrapa atëherë neve na humbet shpejtësia e anësorëve” – u shpreh ai.

“Unë e kuptoj plotësisht Muriqin se ndoshta si sulmues edhe vet unë i kam bërë këtë gabime se shkon një kohë e gjatë pa e prekur topin, por aftësitë e Muriqit duhet të jenë më afër zonës kundërshtare” – tha ai.

Vedat Muriqi ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Kosovës në humbjen ndaj Sllovenisë, ku edhe shënoi golin e vetëm për “Dardanët” në minutën e 58-të pas një asistimi të Bernard Berishës.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë