Sport

Ky është futbollisti që për herë të parë ftohet nga Challandes në Kombëtaren e Kosovës

Bernard Challandes sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e tetorit.

Kosova jonë do të takohet me Maqedoninë e Veriut me 8 tetor, me Slloveninë me 11 tetor dhe Greqinë në Athinë me 14 tetor po të këtij muaji, shkruan IndeksOnline

Lista është pothuajse e kompletuar, por me dy mungesa të mëdha, Bernard Berisha nuk është ftuar me gjasë shkaku i gjesti të bërë pas golit në ndeshjen ndaj Greqisë drejtuar Challandes dhe Milot Rashica i cili po ka probleme me lëndime dhe është duke u stërvitur vetëm që një kohë te Werderi. Po ashtu mungon edhe portieri Samir Ujkani.

Ndërkaq, listës së Challandes kësaj radhe i’u shtua edhe një emëri i ri, fjala është për mesfushorin e klubit polak KS Cracovia, Forian Loshaj, ai ka pranuar ftesë për herë të parë nga Kosova A dhe pritet që në njërën nga tri ndeshje e tetorit të paraqitet me Kombëtaren tonë.

Ndërkaq, lajm i mirë është se edhe Vedat Muriqi do të jetë për këto ndeshje, pasi tashmë ai është shëruar plotësisht nga Covid-19.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani po feston fitoren në një kafene, Ismet Munishi pritet si një hero

Sport

Hyseni: Nuk bëmë paraqitje të mirë, ja se çfarë do ndodhë me Mezanin

Sport

Rezultatet e plota të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë

Sport

Idrizi: Ishim më të mirë se Gjilani, ky talent i yni do jetë nga më të mirët në Kosovë