
Jeton Rukovci është zgjedhur futbollisti më i mirë në futsall për vitin 2020, raporton Gazetasheshi.com.
Futbollisti gjilanas ka fituar këtë çmim në ceremoninë “Laureatët e Vitit” të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Rukovci me FC Prishtinën në futsall arriti ta fitonte titullin kampion, derisa po me këtë skuadër kaloi në mesin e 32 skuadrave më të mira në Evropë.
Për Rukovcin kjo ishte hera e dytë në karrierë që e fiton çmimin e lojtarit më të mirë të sallës.
Në vitin 2014 ai ishte zgjedhur më i miri po ashtu, derisa ishte pjesë e Besës nga Peja.