Sport

Ky është futbollisti argjentinas i cili e pranon publikisht se i ka mbetur 50 dollarë borxh Lionel Messit

Lionel Messi është padyshim futbollisti më i mirë në botë, por edhe njëri nga më të pasurit.

Gjeniu argjentinas ka fituar qindra miliona euro nga karriera e tij futbollistike, por ka qenë një kohë kur është paguar edhe me 50 dollar.

Ishte viti 2004, kur Messi në atë kohë luante për Argjentinën U20 dhe përballë kishin Paraguain që e mposhtën me rezultat të thellë 8-0.

Por tani 17 vite më vonë, është zbuluar se një bashkëlojtarë i Messit në atë kohë, i kishte mbetur 50 dollar borxh gjeniut argjentinas.

Fjala është për qendërmbrojtësin Pablo Alvarado, të cilin Messi e kishte bashkëlojtar dhe që ka zbuluar se i kishte mbetur borxh 50 dollar yllit të Barcelonës.

Ka qenë vet lojtari që luan për momentin në elitën e futbollit kilian me skuadrën Palestino.

Ai kishte marrë 100 dollar dhe i kishin thënë nga Federata që 50 t’i japë Messit, por që në atë moment ylli argjentinas nuk kishte pasur 50 dollar t’ia kthente.

“Më tha që t’ia jepja më vonë se për momentin nuk kishim dy kartëmonedha 50 dollarëshe. Por që nga ajo ditë nuk e kam takuar më Messin. Sapo ta takoj do t’ia kthej”, ka thënë Alvarado.

Postime të ngjajshme
Sport

Dorëzohet Mourinho, e gjenë zëvendësuesin e Xhakës

Sport

Prishtina – Llapi: Mësohet data e zhvillimit të Superkupës së Kosovës

Sport

Drita nuk ndalet, transferon futbollistin e Kombëtares së Kosovës

Sport

Dinamo refuzon tjetër ofertë për Lirim Kastratin