Sport

Ky është formacioni i ëndrrave sipas Ibrahimovic

Maxwell është mbrojtësi i majtë, ai është një mik i imi. Pastaj Alessandro Nesta dhe Fabio Cannavaro në mbrojtjen qëndrore. Fabio ishte i çmendur, ai më merrte përreth Napolit me skuterin e tij. Isha i ri, nuk kisha përvojë. Ai dhe Lilian Thuram ishin të mrekullueshëm Do të doja të luaja me ta tani.”, vazhdoi Ibra.

“Maicon është mbrojtësi i djathtë, kur ai arriti në Inter ai nuk u konsiderua aq i fortë sa provoi të ishte.”, përcjell KosovaPress.

“Pastaj Pavel Nedved, numri një. Ai është ai që më përmirësoi më shumë se gjithë të tjerët. Kur e pashë e kuptova që ajo që po bëja nuk ishte e mjaftueshme. Ai gjithmonë po stërvitej, ai ishte një makinë.|

“Pastaj për mesfushën unë zgjedhe Patrick Viera dhe Xavi. Dy kampionë. ”

“Barcelona ishte një ekip kaq i fortë. Gjashtë muajt e parë ishin të mahnitshëm, por pastaj nuk u ndjeva mirë për shkak të trajnerit, ”tha Ibra.

“Sulmi është i lehtë: Mesfushori sulmues Zinedine] Zidane, fenomeni Ronaldo dhe Diego Maradona përpara. Ai është më i madhi i të gjitha kohërave, më i mirë se unë. Unë mund të jem trajner i kësaj skuadre, kush e di, mbase me të vërtetë mund të bëhem trajner një ditë ”, tha në fund shtatlarti nga Suedia.

Postime të ngjajshme
Sport

Ardian Nuhiu ka disa fjalë për Prishtinën dhe vjen me një premtim për ‘Intelektualët’

Sport

Ramadani flet para duelit me Dritën, tregon synimet për Superkupë dhe kampionat

Sport

Arbëria fiton thellë ndaj të rinjëve të Lokomotivës së Moskës

Sport

U largua nga Prishtina, Nikson Memaj bashkohet me ish-kampionët e Superligës