Sport

Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Llapi – Shkupi

Llapi do zhvillojë me tifozë ndeshjen kthyese ndaj Shkupit në kuadër të Conference League.

Pas humbjes 2-0, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina synon përmbysjen e çmendur.

15 për qind e kapacitetit të “Fadil Vokrrit” do jetë i mbushur me tifozë, derisa Llapi ka konfirmuar se një biletë do kushtojë 10 euro.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Lejohet hyrja e publikut në stadium pa prezencë të testit PCR, vetëm me biletë të personalizuar me emër dhe mbiemër

Biletat e ndeshjes nga nesër në shitje

Nesër, e marte në ora 13:00 do dalin në treg biletat e ndeshjes së dytë të raundit të parë kualifikues së Konferencë Ligës, ndërmjet KF Llapi dhe FC Shkupi.

Pika e shitjes do jetë biletaria e klubit në objektin e stadiumit ”Zahir Pajaziti”. Për pika tjera të shitjes do njoftoheni me kohë.

Çmimi i biletës do të jetë 10 Euro për person.

Përshkak të kapacitetit të lejuar 15%, sasia e biletave është e limituar andaj mos humbisni kohë për ta pasur biletën e ndeshjes tuajën.

Të parët për organizimin e ndeshjes me tifozë! Së bashku drejt kualifikimit tutje në raundin tjetër.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina