Lajme

Ky është arsyetimi i kryetares së KQZ-së, pse lejuan Etem Arifin të garojë për deputet

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është arsyetuar lidhur me certifikimin e deputetit nga radhët e komunitetit pakicë, Etem Arifit.

Ajo ka sqaruar se në aplikacionin e nënshkruar dhe paraqitur nga Etem Arifi, ai zotohet se plotësonte të gjitha kushtet për tu kandiduar për deputet dhe se ai askund nuk kishte theksuar se ishte dënuar për vepër penale, shkruan Reporteri.net.

Kryetarja e KQZ-së sqaron më tej se se sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar në zgjedhje nëse një e drejtë e tillë nuk i është hequr me vendim gjyqësor, e që do të thotë se kandidati me vendim të formës së prerë duhet të shpallet fajtor dhe gjykata t’i ketë shqiptuar dënimin plotësues “heqje e të drejtës për t’u zgjedhur”.

Daka sqaron se vetëm nëse KQZ-ja kishte hasur për “heqjen e të drejtës për t’u zgjedhur”, do e merrte në konsideratë për të mos rekomanduar, gjegjësisht moscertifikuar ndonjë kandidat të ndonjë subjekti politik.

Daka më tej ka sqaruar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja kishte lejuar certifikimin e 87 kandidatëve, të cilët më parë ishin dercitifikuar nga KQZ-ja (pasi kjo e fundit kishte marrë informata nga KGJK-ja se kandidatët ishin të dënuar për vepra penale gjatë tre viteve të fundit).

 

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti, me presidentin Biden dhe sekretarin e shtetit do të jetë më ndryshe

Lajme

Faton Abdullahu, ‘’Pa PDK-në e han dreqi këtë vend’’

Lajme

61 pacientë të infektuar virus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës

Lajme

Flet Haziri, rreth mundësisë së koalicionit paszgjedhor me PDK-në