
Mervan Bejtullahu është gjyqtari më i mirë për vitin 2020 në Kosovë, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.
Gjyqtari gjilanas ta pranojnë këtë çmim nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie “online” pa mysafirë, në gala mbrëmjen “Laureatëve të vitit 2020”.
Bejtullahu ishte gjyqtari me notat më të mira për ndeshje në vitin 2020, teksa pati paraqitje mjaft të mira në shumë ndeshje derbi.
Kështu ai ndërpret dominimin gjashtë vjeçar të gjyqtarit Genc Nuza, i cili zgjidhej ndër vite si më i miri në vend.
Për Bejtullahun kjo do të jetë hera e parë në karrierë që e fiton këtë çmim.