Sport

Ky ëshë trajner më i mirë për vitin 2020

Ardian Nuhiu është përzgjedhur trajner i vitit në Superligën e Kosovës për vitin 2020, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com

Tekniku shkupjan fitoi titullin kampion me ekipin gjilanas, derisa arriti të shkruajë edhe historinë në kupat evropiane.

Nuhiu me Dritën arriti ta kalojë turin e dytë kualifikues në Ligën e Evropës, derisa gjithashtu u shpall kampion dimri për stinorin vjeshtor të kampionatit.

 

Nuhiu ta pranojnë këtë çmim nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie “online” pa mysafirë, në gala mbrëmjen “Laureatëve të vitit 2020”.

Tashmë gjithçka është gati dhe ceremonia pritet të jap emrat që janë veçuar gjatë këtij viti si futbollisti më i mirë i Kosovës, futbollisti më i mirë i Superligës, ekipi më i mirë i Superligës, gjyqtari më i mirë e shumë shpërblime të tjera.

Ky aktivitet që mbahet sot nga ora 17:00 do të transmetohet në TV Klan Kosova.

Postime të ngjajshme
Sport

Nizhny – Drita, ky është rezultati aktual

Sport

Ballkani merr një tjetër fitore, triumfon ndaj ekipit bullgar

Sport

Ekskluzive: Nga ky vit ndryshon dizajni i trofeut që do ta marrë kampioni i Kosovës

Sport

Pakënaqësi te klubi i madh shqiptar, tifozët zbresin në fushë dhe kanë kërkesë për lojtarët