Sport

Ky do të jetë portieri i Drenicës për sezonin e ri 2021/22

Është kohë merkatoje dhe skuadrat kosovare janë duke bërë edhe përforcimet në repartet e ndryshme, për t’i përforcuar të gjitha pozitat me lojtarë cilësore, shkruan Gazetasheshi.com.

E njëra nga skuadrat që ka pasur problem në fillim të këtij afati kalimitar, por me ndryshime në drejtuesit e skuadrës dhe ardhjen e trajnerit të ri është edhe Drenica.

Klubi “kuqezinj” u përball me disa largime të menjëhershme, ndërsa nder ato largime ishte edhe portieri Arion Ymeri.

Mirëpo, Gazeta “Sheshi”, mëson ekskluzivsht se ekipi nga Skënderaji, ka arritur të forcohet edhe në pjesën e portës, derisa ka arritur marrëveshje me portierin Visar Haxhijaj.

31 vjeçari i cili ka një përvoj të gjatë në Superligë, e ku sëfundmi ka mbrojtur edhe ngjyrat e Besës së Pejës, tani do të jetë ai që do të mbaj portat e paprekura për Drenicën.

Gardiani, tash ka kohë edhe që ka nisur të stërvitet me ekipin e kuqezinjëve dhe gjatë ditëve në vijim pritet edhe të prezantohet nga “Shqiponjat e Zeza”.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk