Sport

Ky do të jetë numri i Milot Rashicës tek Norwich City

Milot Rashica është transferuar këtë sezon tek skuadra e njohur e Premier Ligës, Norwich City, shkruan Insporti.

Rashica kaloi tek Norwich City pas një sezoni jo të mirë tek Werder Bremen, skuadër kjo e cila ra nga elita e futbollit gjerman.

Sipas burimeve afër klubit, Milot Rashica do ta ketë numrin 17 tek Norwich City këtë sezon, numër ky i cili sezonin e kaluar e kishte mbajtur Emi Buendía, i cili kaloi tek Aston Villa.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, Milot Rashica është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit anglez, megjithëse një gjë e tillë ende nuk është bërë publike.

Postime të ngjajshme
Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë

Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova