Sport

Ky do të jetë gjyqtar në ndeshjen Drita – Prishtina

Selim Isufi do të jetë gjyqtari kryesor i takimit Drita – Prishtina që luhet nesër në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.

Isufi që ka më shumë se 5 vite që gjykon ndeshjet e Superligës deri më tani ka referuar në 35 ndeshje të këtyre dy skuadrave.

Ai i ka referuar 18 herë Prishtinës, e në këto 18 ndeshje kryeqytetasit kanë arritur 10 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje.

Në anën tjetër, Selim Isufi ka gjykuar në 17 takime të Dritës.

“Intelektualët” të gjykuar nga Isufi kanë arritur 8 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje.

Përndryshe nga tre penallti ka gjykuar ai kundër secilës prej skuadrave.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë