
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë për shpërndarjen e legjislaturës, e cila do të paralajmron zgjedhje të parakohshme.
93 deputetë që nënshkruan për thirrjen e kësaj seance, duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë atë që kanë nënshkruar, ndërsa pro shpërndarjes duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin.
Subjektet politike kanë shprehur qëndrimin për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj si shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.
Rend dite jane:
pikë e parë e rendit të ditës – Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, derisa,
pikë e dytë e rendit të ditës – Shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë.
Legjislatura e gjashtë, karakterizohet për mungesa të shpeshta kuorumi, ajo u konstituua më 3 gusht 2017.