Sport

Kushtrim Mushica flet për golin që pranoi Etrit Berisha ndaj Kazakhistanit

Kombëtarja shqiptare e futbollit arriti ta mposhtë Kombëtaren e Kazakhistanit në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

“Kuqezinjët” shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Kazakhistanit në “Air Albania Stadium” në Tiranë.

Kazakhistani e shënoi golin e vetëm në këtë takim nga mesi i fushës me futbollistin Kuat që e zuri në befasi “gardianin” shqiptar, Etrit Berisha.

Ish-portieri i FC Prishtinës, Kushtrim Mushica është i ftuar në emisionin “Sporti Total” dhe i cili ka folur për golin e pranuar të portierit të SPAL-it.

Mushica i ka dhënë përkrahje Berishës, duke thënë se një gol i tillë mund t’i ndodhë secilit portier.

“Ajo që i ndodhi Etritit mund t’i ndodh çdo kujt. Etriti është një portier i niveleve të larta. Ai është i dëshmuar tashmë. Goli që pësoi, fatmirësisht nuk ishte fatal për ndonjë humbje të Shqipërisë”, ka thënë Mushica.

Me fitoren e sontme, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me tetë pikë në grupin C4 në Ligën e Kombeve. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina beson që fitorja ndaj Drenicës sot ishte pika e kthesës për Llapin

Sport

Trajneri i Borussias kërcënon Interin

Sport

Futbollisti i Ballkanit shumë afër rikthimit në fushat e blerta

Sport

Ja kur luhet ndeshja e mbetur Drita – Llapi