Lajme

Kush vendosi që Hashim Thaçi ta lexojë deklaratën e Pavarësisë së Kosovës ?

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka treguar se kush ka vendosur që kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi ta lexojë deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Kuçi në emisionin “Frontal” në T7 tha se përveç arsyes se Thaçi ishte fitues i zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, edhe ambasada amerikane ka qenë pro që Thaçi ta lexojë deklaratën e Pavarësisë.

“Vendimi që Thaçi ta lexojë deklaratën e Pavarësisë ka qenë i 17 nëntorit 2007, i zgjedhjeve, ka qenë fituesi i zgjedhjeve, ka qenë e logjikshme që ai me qenë lexues.

Por duhet ta pranojmë një fakt që përveç nesh që kemi pas vullnet. Unë kam qenë njëri prej negociatorëve po e quaj teknik, edhe me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të presidentit. Por duhet ta them edhe një fakt që edhe ambasada amerikane ka qenë që presidenti Thaçi ta lexojë deklaratën e Pavarësisë”, tha Kuçi.

Kujtojmë se sot Kosova feston 13 vjetorin e Pavarësisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Po i vjen fundi shpejt pandemisë’: Lajmi i shumëpritur nga mjeku kosovar që jeton në Gjermani

Lajme

Çitaku reagon pas emërimit të zëvendësuesit të saj në ambasadën në ShBA

Lajme

Vdes nga COVID-19, një 46 vjeçar nga Podujeva

Lajme

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga koronavirusi në Shqipëri