Lajme

Kush shkon në balotazh në Prishtinë? Ja çfarë thotë Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë një parashikim për zgjedhjet lokale, si dhe ka dhënë një ide për kandidatët eventual të balotazhit.

Ahmeti ka thënë se nëse gara shkon në balotazh, humbësi i zgjedhjeve duhet të bëhet Ministër i Shëndetësisë.

“Nqs Prishtina shkon në balotazh le të jetë marrëveshje. Ai që humbet të bëhet Ministër i Shëndetësisë.”, ka thënë ai.

Në garën për Prishtinën janë Ministri i tanishëm i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“win – win?”, ka shtuar Ahmeti duke thënë se kjo do të ishte një situatë në të cilën nuk do të humbiste qytetari.

Postime të ngjajshme
Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog: Kaq vota morën kandidatët

Lajme

Kaq vota me kusht morën kandidatët në Gjakovë

Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme

LajmeShow Bizz

Ish-e dashura e Granitit futet sonte në Big Brother VIP?