Sport

Kush pritet ta zëvendësojë Eroll Salihun

Federata e Futbollit e Kosovës, sot ka ardhur me një lajm të madh, duke njoftuar se ka liruar nga detyra Sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihut.

Sipas njoftimit të FFK-së, me kërkesën e veçantë të Sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, KE e liroi nga detyra e Sekretarit të përgjithshëm dhe e emëroi si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com përmes burimeve të saja të afërta me Federatën e Futbollit të Kosovës, mëson se emri i ri i sekretarit të FFK-së do të vijë brenda shtëpisë së futbollit.

“Për momentin nuk ka asnjë emër, por gjithsesi se do të jetë një jurist i mirë që e njeh mirë edhe futbollit dhe do të jetë brenda FFK-së”, i ka thënën Demokracia.com, një burim i afërt me FFK-në, por pa dhënë ndonjë emër.

Të kujtojmë se Salihu ka ushtruar postim e Sekretarit të Përgjithshëm për 15 vite, ndërsa nga tash ai do të jetë në një post të ri.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar