Lajme

Kush mund të urdhërojë heqjen e barrikadave serbe, flet ish-drejtori i Policisë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, ka vlerësuar se vendosja e barrikadave ne zonat e banuara me serbë, është e kundërligjshme.

Megjithatë për largimin e këtyre ndalesave, policia e Kosovës, sipas tij pret urdhër vetëm nga drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni.

”Me policinë e Kosovës udhëheq drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ai është urdhërdhënës. Policia e Kosovës i përgjigjet Qeverisë së vendit, por në aspektin operativ, udhëheq drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe ai kur ta vlerëson kur një veprim i tillë duhet të ndërmerret, ajo mund të ndodhë”, tha Ahmeti për Klan Kosovën.

”Policia e Kosovës është profesionale dhe nuk është politike, mos të harrojmë se ajo i përgjigjet ministrisë dhe qeverisë së vendit por në aspektin operativ me policinë e vendit udhëheq drejtori i policisë së vendit”, shpjegoi ai.

Por a do të mund të largoheshin deri tani ato barrikada të vendosura që tri ditë?

”Policët nuk janë aty kundër qytetarëve. Vendosja e barrikadave është e kundërligjshme. Nuk e besoj që ka pengesa, sepse pa u bë vlerësimet adekuate, nuk është e nevojshme që të veprohet”, thotë Ahmeti.

”Policia e Kosovës për ndërmarrje të masave adekuate i ka planet e veta për veprime në terren. Ato pengesa më së shumti pengojnë lëvizjen e qytetarëve atje, lëvizjen e mallrave. Policia është atje për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht ish kandidatin për Deputet të PDK-së në Drenas!

Lajme

Kush voton më shumë në Kosovë: Meshkujt apo femrat?

Lajme

Brnabic i bëjnë pyetje të vështirë: ‘A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës’

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna